Mercedesi po mendon gjithnjë e më shumë për Xhorxh Rasëllin!

Një ndryshim i madh pritet tek skuadra gjermane, edhe pse nuk ka për të prekur kampionin e botës, Ljuis Hamilton. Mercedes po mendon për të ardhmen, pra për epokën pas anglezit 7 herë kampion të botës, ndaj edhe pritet të marrin shpejt pilotin e ri, Xhorxh Rasëll. Anglezi 23-vjeçar është parë në shoqërinë e shefit të Mercedesit, Toto Volf, dhe besohet se mund të zëvendësojë finlandezin, Valteri Botas. Hamilton është 36 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë të re 3-vjeçare, veçse e ardhmja padyshim që i përket Rasëllit, që shpreson të jetë një kampion në Formula 1.

Sfidanti.al