E mposht sërish Xhastin Porje, a është ky fundi për Konor Mekgregorin?!

Kishte mjaft kërshëri për ata që e ndjekin këtë sport, por duket se njëra nga ikonat po shkatërrohet. Konor Mekgregor, kampioni i dikurshëm i padiskutueshëm i peshave të lehta në Artet e Përziera Marciale (MMA), pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionatin botëror UFC, i mundur sërish nga rivali i tij i madh, Xhastin Porje. Amerikani trimfoi pasi irlandezi u tërhoq me këmbë të thyer, veçse ai po kryesonte me pikë në vlerësimin e të tre gjyqtarëve deri në atë moment.

Porje dominoi 5 minutat e luftimit në oktagon në Las Vegas. Kjo ishte ndeshja e tretë mes tyre, me të parën që e ka fituar Mekgregori, por prej vitesh situata është kthyer përmbys. Mekgregori e nisi më mirë ndeshjen, por me kalimin e kohës amerikani u kundërpërgjigj, madje shfrytëzoi potencialin më të madh fizik për ta hedhur në tokë kundërshtarin e për t’i dhënë shumë goditje. Ndeshja pritej të ishte e egër për vetë komentet e Mekgregorit përpara saj se “do ta vras Porjenë”.

Në përfundim të ndeshjes, Porje nuk deshi t’i përgigjej, por tha se “vdekja nuk hyn në sportin tonë, unë thjesht dua që ai të shërohet dhe të kthehet tek familja e tij e mrekullueshme, por gjithsesi ai ishte i dobët këtë herë. Me të vërtetë një thes m…”. Mekgregori deklaroi se asgjë nuk kishte përfunduar dhe se do të kthehej sërish të luftonte, por duket tashmë është pranë fundit të karrierës, pas humbjeve të mëparshme ndaj Habib Nurmagomedovit dhe vetë Porjesë.

Sfidanti.al