Mercedes nuk ka kush e ndalon; dominon dhe kualifikueset e garës së Monakos

Mercedes është një skuadër e pandalshme  në këtë sezon të Formula 1. skuderia gjermane domoinoi edhe në provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Monakos që është edhe ndalesa e radhës së kampionatit. Ljuis Hamilton ishte perfekt në sesionin e fundit të provave zyrtare teksa përshkoi pistën e Montekarlos me kohën 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijtat. Për Hamiltonin, ky i Monte Karlos ishte pole positioni i 85 në karrierë

Valteri Botas që bëri edhe një gabim në fundin e këtyre kualifikueseve edhe këtë radhë u kënaq me vendin e dytë me një kohë që iahte vetëm 86 më të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës, ndërkohë që vendi i tretë i takoi pilotit holandez të Red Bullit, Maks Vershtapen.

Ferrari edhe këtë radhë nuk mundi dot t’i kundërpërgjigjej supremacisë së Mercedes. Sebastian Fetel nuk shkoi më shumë se vendi i katërt me 781 të mijtat më shumë se Hamilton dhe misioni i tij për të fituar duket se është i pamundur, ndërsa Lëklerk për shkak edhe të një strategjie krejtësisht të gabuar të Kokëkuqes do të jetë i detyruar të nisë garën nga vendi i 16.

sfidanti.al