Mekgregor deklarohet fajtor për agresion dhe eviton burgun

Konor Mekgregor mbyll një kapitull të ri me drejtësinë. Sportisti I arteve marciale u gjykua për agresion ndaj një personi në një bar të Dublinit, një krim që sipas ligjeve irlandeze dënohej deri në 6 muaj burg ose me një gjobë maksimale prej 1500 Eurosh

Ikonës së UFC I shkuan më mirë gjerat teksa pranoi fajin e tij por nuk u dënua me burg pasi sipas gjykatëses një dënim I tillë nuk do të ishte në proporcion me aktet e tij dhe kështu ajo e dënoi me vetëm 1000 Euro gjobë.

Mekgregor kishte kërkuar më parë falej publike për agresionin e tij në një intervistë për ESPN, pasi u publikua video e aktit të tij në muajin gusht, video që u shfaq edhe gjatë seancës së kësaj të premteje

‘Ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më-kishte deklaruar Megregor I cili dukej në video teksa ai hyri në bar për të promovuar uiskin e tij Proper 12. Gjuajti një vazo përpara një personi të cilin më pas e goditi edhe me një gusht. Por sipas oficerit të policisë Xhejzon O’Kerrol, Megregor e detyroi këtë person të pinte dhe kur ai refuzoi, e sulmoi.

Ndërkohë sipas ESPN, Mekgregor pasi mori ndëshkimin I kërkoi ndkjesë vetë viktimës dhe e kompensoi ekonomikisht. Me të mbyllur këtë cështje, Mekgregor tani do të përqendrohet te rikthimi në octagon. Në 24 tetor ai konfirmoi se në 18 janar do të zhvillojë një duel në Las Vegas. Për momentin nuk dihet emri I rivlit të tij, por irlandezi e ka nisur tashmë punën për rikthimin e tij. Herën e fundit që Megregor u pa në oktagon ishre në 6 tetor të 2018 kur humbi përballjen me Kabin Nurmagomedov për UFC 229.

Sfidanti.al