Mbaroi “burgu i pritjes” : Kley Tomson në fushë pas 2 vitesh !

Më në fund pritja mbaroi: Kley Tomson, një nga bastebollistët më të shquar të Golden State është bërë gati për lojë. Një pritje më shumë se dy vite, për një nga personazhet më të spikatur të NBA-së. Dhe lajmi i parë është i gëzueshëm: sapo u bashkua me Stef Kërrin në fushë, Golden State mundi Klivelendin me rezultatin 96 – 82 dhe dyshja tregoi se sa shumë kemi humbur keto dy vite…

Dhe binomi që pagëzohet “ splash brothers”, pra Stef Kërri dhe Klej Tompson së bashku shënuan 45 pikë , 28 per Kërin dhe 17 per Tomson, si paralajmërim për gjithë rivalët që do të kundërshtojnë marshimin dominues të klubit kalifornian këtë sezon.

Sfidanti.al