Mark Markez provon një tjetër aksident të rrezikshëm në Moto GP!

Ja çfarë ndodh edhe kur ke një fundjavë mjaft të mirë dhe mund të luftoje për fitore. Mark Markez është 8 herë kampion i botës në motoçiklizëm, veçse nuk po mundet të kthehet në nivelet e mëparshme për shkak të aksidenteve dhe problemeve fizike. Së fundmi, piloti spanjoll provoi një tjetër aksident dhe pikërisht në Çmimin e Madh të Portugalisë në Portimao. Markez pati kontakt me motorin e Horge Martinit dhe u rrëzua. Për fat nuk pati probleme fizike, por gjithsesi kjo ishte një tjetër goditje për vetëbesimin.

Sfidanti.al