Muça: Shpresoj që Silvinjo të luajë në sulm, Asllani meriton formacionin!

Ka qenë pjesë e atij ekipi që thuajse hyri në histori. Shkëlqim Muça e provoi gati 40 vjet më parë se çdo të thotë të luash në Poloni, ashtu siç do të bëjë kombëtarja këtë të hënë. Njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptarë të të gjitha kohëve ishte protagonist i madh në barazimin 2-2 në eliminatoret e Botërorit, ndaj një Polonie që ishte ekipi i tretë në botë. “Kryesorja është që kombëtarja të ndryshojë mënyrën e lojës, – thotë ai, – të ketë futboll të kohës, futboll sulmues, dhe jo mbrojtës duke pritur kundërshtarin për të përfituar rezultat. Nuk më intereson rezultati, por që të krijojmë një ekip”.

Muça thotë se është problem që kombëtarja nuk ka bërë miqësore nën drejtimin e Silvinjos, sepse ai nuk ka mundur të njohë lojtarët. Duke folur për formacionin e mundshëm, Muça thotë që lojtarë si Kristjan Asllani duhet të luajnë pasi janë pjesë e ekipeve të rëndësishm, siç është Interi.

Sfidanti.al