Mark Markez, kanibali që përtyp rekordet dhe nuk ka kufij

Mark Markez mund të përkufizohet fare mirë si kanibali I MotoGP. Këtë të diel, piloti spanjoll I Hondës fitoi titullin e 8 kampion botëror në Cmimin e Madh të Tajlandës, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 gara deri në përfundim të kampionatit. Në garën aziatike Markezit I duhej të fitonte vetëm 2 pikë më shumë se Doviciozo, por ai shkon përtej këtyre llogarive dhe fiton të gjithë garën, ndërkohë që rivali I tij I pafuqishëm për t;iu kundërpërgjgijur gjatë këtij sezoni e mbylli garën I katërti.

Mark markez nuk është më vogëlushi I emocionuar që bënte foton me idhullin e tij. Ishte viti 2008 në Barcelonë me Mark Markez që ishte vetëm 15 vjec dhe që kishte kryer disa gara në Klasin 125 kubikë. Ish kampioni I botës, Emilio Alzamora që kujdesej shumë për të fliste me siguri se Markez do të shkonte shumë larg, një profeci që u realizua.

Në fakt, pas 11 vitesh, Markez shfaqet si një kanibal dhe dominues në pistë duke vendosur rekorde pas rekordesh. Statistikat e 26 vjecarit janë vërtet të  jashtëzakonshme; 201 gara të zhvilluara, 79 fitore, 89 pole position, 70 xhiro të shpejta, të gjitha këto janë fryti I një përmirësimi me një shpejtësi marramendëse e favorizuar padyshim edhe nga një talent I jashtëzakonshëm dhe I paarritshëm

Edhe opse I ka fituar tashmë 8 tituj kampion, ende nuk dihen kufijtë e Mark Markez që është I aftë që të ngrejë gjithnjë e më shumë nivelin e garimit në MotoGP. Kërkimet rreth vetes së tij flasin për 18 mijë xhiro, përkulje në 60 gradë në kthesë dhe një shpejtësi 340 km/h përpara frenimit. Dëshirta për të shkatërruar rivalët, bën që ai të ulë kohën vazhdimisht aq sa arrin të harrojë edhe faktorin rrezik dhe dy rrëzimet në fundjavën e Tajlandës përpara triumfit e tregojnë këtë. Por Mark Markez është I tillë. Tani spanjolli ka të tjera objektiva, i pari në listë është barazimi me numër titujsh me Valentino Rossin, Karlo Ubialin e Majk Heilud. Më larg është Anhel Nieto me 13 tituj, por akoma më shumë është Xhakomo Agostini me 15.

Sfidanti.al