Maks Verstapeni, djali i “prindërve fluturues” sfidon Hamiltonin

Ndoshta ka ardhur më në fund dita e tij. Mercedesi nuk duket aq dominues sa më parë, dhe Ferrari ende nuk mendohet në nivel konkurrues, ndaj fusha shihet e lirë për Red Bullin. Që do të thotë për pilotin e saj kryesor, Maks Verstapenin. Njeriu që e nisi karrierën në Formula 1 si “buzëqumësht”, përpara të tillëve si Hamilton apo Shumaher, shpreson që ky të jetë sezoni i duhur.

Jo më kot është pasardhës i dy prindërve që ishin të dashuruar me timonin, si babai Jos që garoi në kohën e Mikael Shumaherit, apo mamaja Sofia Kumpen që doli dy herë kampione e Belgjikës në garat Kart. Vetë Maksi ishte i shkëlqyer në garat Kart duke fituar 59 nga 60 konkurrime, i ndalur një herë nga problemet teknike.

Në 2021, Verstapeni beson se është koha e duhur për të sfiduar Hamiltonin dhe Mercedesin. “Nuk dua që të quhemi favoritë, – thotë holandezi, – nuk dua të kemi këtë barrë mbi supe. Për ne ka rëndësi që makina të shkojë mirë, dhe që ne të jemi mirë. Nuk dua të krahasoj veten me Ljuisin. Të mos harrojmë se Mercedesi ka fituar 7 kampionatet e fundit botërorë”.

Sfidanti.al