Nuk ka hapa prapa, Egjipti ka ndërmend të grumbullojë Salah për në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike të Tokios dhe tashmë e ka kthyer atë në një cështje shtetërore. Trajneri i skuadrës së U23 të Egjiptit , Shawky Gharib konfirmoi për AFP se ka pëlqimin e sulmuesit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen. ‘Dua të bëj publike se do të më pëlqente ta kisha në Lojërat Olimpike dhe ai nuk e ka refuzuar këtë mundësi, që do të thotë se edhe ai dëshiron të luajë me ne-tha Gharib-pjesëmarrja e Salah në Lojërat e Tokios mbështetet nga shteti egjiptian I përfaqësuar nga Ministria e Sporteve dhe nga Federata Egjiptiane e Futbollit në tentativën për të fituar një medalje olimpike në futboll për hetë të parë’
Por një gjë e tillë nuk pëlqehet nga Liverpooli. Datat e Lojërave Olimpike e pengojnë Salah të jetë me skuadrën në fazën përgatitore të sezonit të ri që në Angli do të nisë në 14 gusht. Në listën paraprake, Gharib kishte përfshirë 10 futbollistë mbi 23 vjec në kombëtare, por cdo përfaqësuese ka të drejtë të marrë vetëm 3 të tillë në fund dhe priste sesi do të zhvilloheshin bisedimet mes Liverpoolit, Federatës dhe Salah për të përpiluar listën përfundimtare
‘Salah është ndër 3 futbollistëve më të mirë të botës dhe do të rrisë nivelin e skuadrës në Lojërat Olimpike-shtoi Gharib-prania e tij do të bëjë diferencën’
Sfidanti.al
.