Dëmtihet nuk e kanë lënë të qetë, por si kampione e madhe di të rikthehet edhe më fort. Lindsi Von, skiatorja e mrekullueshme amerikane, po vazhdon fuqishëm riaftësimin për të lënë sa më shpejt prapa lëndimin e rëndë, thyerjen e krahut në fillim të këtij muaji. Kampionia olimpike, dhe njëra nga sportistet më të mira të viteve të fundit, postoi një foto të stërvitjes që po kryen, veshur në një uniformë krejt të veçantë.
Siç e tregon fotoja, Von ka vetëm veshjen e brendshme intime, mbathje dhe gjoksore të zeza, ndërsa ushtrohet me pesha. “Më vjen keq që nuk garova këtë fundjavë, – shkruajti ajo në Instagram, – por krahu im është mirë dhe unë po punoj aq fort sa mundem”. “Çdo hap në kohën e duhur, – vazhdoi ajo, – habitem që nuk kam vënë bark pas aq shumë gjeldeti që hëngra për festë”. Si amerikane e mirë, Von festoi Ditën e Falenderimeve, ndërsa riaftësimi i saj duket i habitshëm duke pasur parasysh shkallën e rëndë të dëmtimit.