Lilard më mirë se Luka Donçiçi, por ndeshjen e fitoi Dallasi

Ishte një duel i madh në NBA, dhe ishte një duel që u përsërit shumë shpejt. Brenda pak ditëve, Portlendi dhe Dallasi u ndeshën, këtë herë në fushën e të parit, dhe ylli i shtëpisë, Damien Lilard, doli fitues. Po, ai u paraqit më mirë sesa Luka Donçiç, që gjithashtu luajti mjaft pozitivisht, por ndeshjen e fitoi Dallasi me shifrat 133-125.

Lilard pati një mbrëmje të paharrueshme duke shënuar 47 pikë, vetëm pak ditë pasi realizoi 61 në mbrëmjen e përkujtimit të Martin Luter Kingut. Basketbollisti i Portlendit pati edhe 6 topa në tabela e 8 asistë, si dhe 1 vjedhje topi. Donçiç u paraqit mirë në Arenën e Portlendit. Slloveni 20-vjeçar shënoi 27 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 9 asistë dhe vodhi 2 topa. Aspak keq, sidomos kur në krah ke të rikthyerin nga dëmtimi, Kristaps Porzingis që realizoi 20 pikë. Dallasi pati 7 lojtarë që shënuan me dy shifra dhe kjo bëri diferencën, dhe po ashtu loja ishte më kombinative me 47 asistë gjithsej ndaj 40 të vendasve. Së fundi, por jo për nga rëndësia, Dallasi realizoi 22 kosha për tri pikë.

Sfidanti.al