‘Level 7’, Markez kampion bote në MotoGP, ‘kërcënohet’ Valentino Rosi

E deshi titullin në MotoGP në Japoni, e arriti. Mark markez konfirmohet si piloti më i mirë u shpallur sërish kampion bote pasi fitoi edhe garën në pistën e Motegit sigurisht duke përfituar edhe nga rrëzimi i rivalit të tij Andrea Doviciozo, 2 xhiro nga fundi i sfidës.

Markez e nisi garën e kësaj të diele nga vendi i 6, por që në kthesën e parë pas startit e pa veten në vendin e tretë. spanjolli preferoi të tregohet i duruar dhe qëndroi pas doviciozos deri në 11 xhiro nga fundi i sfidës kur arriti që ta parakalojë por për shkak të pranisë së bari u detyrua të kthehej pas italianit. gjithsesi, Markez e kishte ruajtur për më vonë goditjen e ‘knockoutit’. në fakt, në 4 xhirot e fundit, 25 vjecari bëri parakalimin e radhës duke mos i dhënë më asnjë shans Doviciozos të reagojë sic duhet me italianin që gjithsesi e bëri edhe një tentativë për të prishur festën e Markez, por dështoi pasi u rrëzua dhe i dha katalanasit mundësinë për të siguruar matematikisht titullin botëror.

Për Mark markez, ky është titulli i tij i 5 në klasin mbretëror të botërorit të Motociklizmit në 6 vjet garime dhe titulli i tij i 7 në total duke kërcënuar Valentino Rossin që është ndalur në kuotën e 9 titujve botërorë, 7 nga të cilët i ka fituar pikërisht në MotoGP. Por për spanjollin ka të tjera statistika që konfirmojnë talentin dhe se përse ka fotuar kaq shumë tituj kur është vetëm 25 vjec. Në Motegi, Mark markez regjistroi fitoren e 69 në karrierë, ndërkohë që është në kuotën e 115 podiumeve e 78 pole positioneve.

sfidanti.al