Ekipi Los Anxhelos Lejkers e mbajti premtimin e vet, duke nderuar një nga qëndrat me të mira në historinë e NBA-së amerikane, Shekil O’Nil, të cilit i ngriti një statujë të madhe në “Stejpëll Center”, dhe duke i shprehur atij mirënjohjen, sidomos, për lojën e tij gjatë viteve 1996-2004. Në ceremoninë solemne që u zhvillua në oborrin, jashtë selisë së “liqenorëve” (Lejkërsave), morën pjesë shumë miq të Shakut, familja e tij, kolegë dhe bashkëlojtarë të tij, legjenda të vërteta të basketbollit amerikan, Karim Abdul Xhabar, Xheri Uest, Kobi Brajant, Fill Xhekson, Geri Pejton, Robert Hori, Derek Fisher, etj. Në ceremoni, duke marrë fjalën, Abdyl Xhabari bëri disa shaka miqësore në kurriz të Shakut dhe Kobit, ndërkohë që Uesti vuri në dukje se Shakun ai e konsideronte si të birin e tij.
sfidanti.al