Nënkampionët në fuqi të NBA-së treguan se mund të reagojnë atëherë kur janë në momentet më të vështira dhe këtë e bënë në fushën e një skuadre legjendare. Boston Sëlltiksat triumfuan në Derbin e vërtetë të NBA-së ndaj Los Anxhelos Lejkërsave, 122-118, madje në Kaliforni. Lebron Xhejmsi shënoi 33 pikë dhe Entoni Dejvis 37, pra që të dy bashkë 70 pikë, veçse as kjo nuk mjaftoi. Sëlltiksat luftuan fort dhe ia dolën ndonëse thuajse e shpërdoruan avantazhin e madh që kishin. Xhejzën Tatëm ishte më i miri, siç i takonte, me 44 pikë dhe shtoi 9 topa në tabela e 6 asistë, ndërsa Xhejlën Braun pati 25 pikë, 15 topa në tabela, 5 asistë e 3 vjedhje topi. Bostoni mbetet në vend të parë në Lindje me 22 fitore e 7 humbje, po aq sa Miluoki, ndërsa Lejkërsat janë në vend të 12-të në Perëndim (11-16).
Sfidanti.al