Juventusi është “lëmsh” me dëmtimet, ndalojnë Bonuçi dhe Kieza

Kapiteni nuk do të luajë jo vetëm miqësoren ndaj Arsenalit në Londër në 17 dhjetor, por mbetet në rrezik të madh për rifillimin e Serisë A në 4 janar me ndeshjen në fushën e Kremonezes. Lajmet nga Juventusi janë që Leonardo Bonuçi ka pësuar dëmtim në tendin. Për këtë do të bëhen analiza mjekësore edhe pas 10 ditëve, por parashikohet që rikthimi të mos bëhet para 20 ditëve. Po ashtu, Federiko Kieza ka ndaluar për një dëmtim që është më i vogël, por që do ta lerë jashtë sfidës me Arsenalin. Ndërkaq, Pogba dhe Kuadrado vazhdojnë stërvitjen të diferencuar dhe mendohet që të kthehen në Krishtlindje, por sipas mediave italiane, gjithçka duhet të jetë me mjaft kujdes.

Sfidanti.al