Lakers pa LeBron dhe Donçiç i shpëton Reaves

Në mungesë të LeBron James dhe Luka Doncic është Austin Reaves lojtari që bën diferencën për Lakers në fitoren e arritur në Sacramento. Lojtari në fjalë ishte autor i një gare të madhe ku shënoi 51 pikë, fitoi 11 topa në tabelë dhe dhuroi 9 asist në fitoren e arritur nga Lakers përballë Kings me shifrat 127-120.

Mbrëmjen e kaluar vlen të veçohet edhe fitorja e Dallas përballë Torontos me protagonist Cooper Flagg. Lojtari më i talentuar i draft-it, ishte autor i 22 pikëve në fitoren e arritur nga Mavs përballë Raptors me shifrat 139-129.

Ndeshjet

San Antonio Spurs-Brooklyn Nets 118-107

Detroit Pistons-Boston Celtics 119-113

Cleveland Cavaliers-Milwaukee Bucks 118-113

Miami Heat-NeW York Knicks 115-107

Washington Wizards-Charlotte Hornets 113-139

Minnesota Timberwolves-Indiana Pacers 114-110

Dallas Mavericks-Toronto Raptors 139-129

LA Clippers-Portland Trail Blazers 114-107

Sacramento Kings-Los Angeles Lakers 120-127

sfidanti.al