Los Anxheles Klipers rigjen fitoren pas 5 disfatave radhazi. Skuadra kaliforniane mundi në sfidën e radhës në NBA, San Antonio Spërs në ‘AT&T Center’ me rezultatin 103-95. Njeriu i ndeshjes për Klippers u bë Tobias Herris me 27 pikë të shënuara pasi e nisi sfidën nga pankina. Të San Antonio Spërs LaMarkus Oldrixh shënoi 30 pikë e rrëmbeu 14 topa në tabelë por që nuk e ndihmuan skuadrën e Spërs, ndërkohë që DeRozan edhe këtë radhë u paraqit shumë dobët teksa e mbylli sfidën me vetëm 8 pikë të shënuara.
Indiana kaloi pa asnjë problem Sharlotën në sfidën duke e mposhtur me rezultatin 120-95. Pejsërs e mori kontrollin e ndeshjes që në fillimin e saj falë Oladipos dhe Sabonis që ndihmuan Indianën që të mos e lejojë Sharlotën që të luajë në ritmin e saj. Për Hornets i vetmi që u përpoq të bëjë dicka deri në fundin e ndeshjes, ishte Kemba Uoker me 23 pikë dhe 7 assist dhe tani kësaj skuadre i duhet të ruajë vendin e tetë në Konferencën e Lindjes që e con në playoff, ndërsa Indiana përforcon akoma më shumë vendin e tretë në këtë Konferencë
sfidanti.al