Kyrgios rrëfehet: Isha në depresion, tenisi është sport vetmitar

Pas imazhit të tij disa herë provokues të ‘bad boy’, australiani Nick Kyrgios ka fshehur problemin e depresionit, vetminë dhe konfliktin ekzistencial me një sport ku është i talentuar por që nuk arrin të fitojë ndaj presionit. Në një intervistë të sinqertë për ‘Sunday Telegraph’, kampioni australian që nuk luan prej kohësh për shkak të emergjencës coronavirus tregoi konfliktet e tij të brendshme

‘Kam rënë në depresion-tregon Kyrgios-për shkak të atyre gjërave që mendoja se duhet të isha. Nuk doja të flisja me të tjerët nga frika se i kisha zhgënjyer për faktin që nuk fitoja. Kishte momente kur unë isha vërtet më moral teë ulët. Më kujtohet një ditë në Shanghai, u zgjova në orën 16:00, tendat ishin akoma të mbyllura, nuk doja që drita të hynte , mendoa se askush nuk donte të më njihte me të vërtetë si person, mendoja se donin të më kontrollonin si lojtar dhe të më përdornin. Nuk besoja te asnjë. Ishte një moment I errët dhe vetmie. Kisha humbur dëshirën për të luajtur, po humbisja kontrollin’

Është ky një rrëfim shumë njerëzor nga ana e një lojtari që kritikohet shpesh për sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushave të lojës. Kyrgios kërkon të shpjegojë edhe distancimin e tij nga tenisi

‘Ka lojtarë që jetojnë dhe marrin frymë për tenisin dhe kjo ësht OK-shtoi Kyrgios-nuk them nëse është e drejtë apo e gabuar. Por kur thonë : ‘Nuk i intereson’ apo ‘nuk është një kampion’, kam arritur në një nivel lirie në jetën time për të cilën nuk më intereson se cfarë mendojnë për mua. Nuk besoj se janë të shumtë ata që e kuptojnë se tenisi është një sport vetmitar. Në fushë je vetëm, nuk mund të flasësh me asnjë, duhet të organizohesh vetë. Është një gjë ndaj së cilës më është dashur të luftoj’

Sfidanti.al