Duke qenë një brejk mbrapa në setin e fundit në ndeshjen kundër tenistes Agnjeshka Radvanjska, ndërsa ishte, ndërkohë, edhe e cfilitur deri në maksimum, tenisistja ruse, Svjetllana Kuznjecova u ul në stolin e vet, nxori nga çanta e saj gërsherët dhe bëri “lëvizjen e ndeshjes” – preu bishtin e flokëve të saj dhë që, atëkohë, sikur hoqi një gur të madh nga shpatullat.
Tenisistja ruse e kompensoi rezultatin negativ dhe e mposhti Radvanjskën 2-1 me sete (5-7, 6-1 dhe 7-5) në ndeshjen e grupit të turneut final të tetë tenisisteve më të mira në botë. “U përpoqa qe ta lidh bishtin e flokëve me llastik, por nuk munda, pasi floku im është mjaft i dëndur dhe i rëndë. Sa herë që godisja fort topin, flokët më binin në sy dhe më pengonin. Atëherë, mendova: ‘Më e rëndësishme është ndeshja apo flokët, pasi këto të fundit do të rriten përsëri!”.
“Kisha momente, kur isha gati që të dorëzohesha dhe të shtrihesha në fushë, që të më nxirrnin të tjerët që andej, por, mëgjithatë, përpiqesha që të duroja”, tha kjo tenisiste ruse, 31 vjeçe, në një intervistë pas ndeshjes në Singapor, pasi për në turneun ËTA ajo u kualifikua në momentin e fundit, duke fituar, të shtunën e fundit, titullin përkatës në Moskë. Ndërkohë, Kuznjecovës iu desh që të fluturonte mëse 8000 km që të përballej me Radvanskën.