Kush do të fitojë sheti i Australisë apo Xhokoviçi? Ka vetëm humbës !

E quajnë njeriu pa vaksinë, por me portofol prej 150 milion dollarësh që janë fituar vetëm nga trofetë dhe jo nga reklamat e nga sponsorët. Novak Xhokoviç, numri 1 i botës në tenis, është shndërruar në një “mollë sherri” për gjithë botën e sportit. Çfarë do të ndodhë ditën e hënë kur do të gjykohet “armiku” më i madh kundër vaksinës së Covidit?

Sido që të marrë udhë gjyqi, përballja e shtetit Australian dhe tenistit serb Xhokoviç, askush nuk do të dalë i fituar nga kjo mesele botërore, për një arsye të thjeshtë: Novak është një sportist si gjithë të tjerët që duhet t’i nënshtrohet rregullave, kurse Australia në fillim e lejoi të merrte pjesë në Turne, më pas , falë reagimit të fortë të opinionit publik e izoloi kampionin në një hotel-azil …

Sfidanti.al