Kupa e Evropës në ski, anulohet gara e slalomit në Oberegen, shkak moti I ngrohtë

Ndryshimet klimatike nuk kursyen as edicionin e 36 të Kupës së Evropës në ski në Oberegen. Gara e slalomit u anulua për shkak të motit shumë të ngrohtë në pistën Maierl pas zbritjes së skiatorit të 64, ndërkohë që gara kryesohej nga kroati Rodes, fituesi I edicionit të kaluar dhe që u favorizua nga fakti që ishte me numrin 2, me 10 konkurrentët e parë ishin në 10 vendet e para në momentin e ndërprerjes.

Era, reshjet, mjegulla e madje temperaturat pranverore bënë që bora në Oberegen të dukej më shumë si borë marsi se dhjetori. Në orën 10 ishte starti I manshit të parë dhe temperatura në Maierl që është 20 minuta larg Bolxanos, ishte 5 gradë.

‘Për fat të keq, kushtet meteorologjike të këtyre ditëve e penalizuan pistën dhe kështi që kjo garë nuk u mbyll për shkak të rrezikshmërisë-shpjegoi skiatori Stefano Gross

Sfidanti.al