Kriza e vaksinave, Japonia detyrohet të blejë nga Kina për Olimpiadën

Raportet mes dy vendeve nuk janë nga më të mirat, dhe rivaliteti mes tyre njihet në të gjithë botën. Gjithsesi, autoritetet japoneze u detyruan të pranojnë blerjen e vaksinave kineze për të realizuar vaksinimin e gjithë sportistëve që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike. Flitet për 30 000 sportistë, dhe sipas rregullave duhet që të jenë që të gjithë të vaksinuar për të bërë të mundur që Olimpiada të zhvillohet këtë verë. Problemi i madh i Japonisë është që ka mbetur prapa me vaksinimin e popullsisë, dhe blerja e vaksinave kineze për Lojrat Olimpike do të pritet keq nga opinioni publik,  sepse tregon më shumë kujdes për sportistët sesa për qytetarët e vendit. Komiteti Olimpik Kinez ka ofruar doza vaksinash për atletët, dhe kjo ofertë vlen për Lojrat Olimpike verore të këtij viti, dhe për Lojrat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pekin vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al