Planet janë bërë pavarësisht kritikave, por organizatorët duan të provojnë diçka të re, me më shumë shpejtësi dhe emocione, për të zëvendësuar formatin e vjetër të provave zyrtare. Një “mini-revolucion” pritet në Formula 1, dhe ky ka të bëjë me përcaktimin e rendit të nisjes në garë nëpërmjet një sprinti prej gjysmë ore. Pritet që njëra nga 3 pistat “pilot” të zgjedhura këtë vit të jetë ajo e Silverstounit në Angli, ku gara mund të zhvillohet në 17 korrik. Sprinti i provave zyrtare parashikohet të zhvillohet të premten, për t’u lënë pilotëve një ditë kohë pushim për të qenë gati për garën e së dielës. Lajmi i mirë është që deri në atë kohë qeveria britanike të ketë hequr kufizimet e koronavirusit, dhe në tribuna të jenë rreth 100 000 spektatorë.
Sfidanti.al