Uellsi, trajneri Giggs mbetet në lirim me kusht

Trajneri i përfaqësueses uellsiane Ryan Giggs nuk do të jetë në pankinën e skuadrës së tinj në 3 ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit 2022 që  do të luhen në fund të këtij muaji. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, ish ylli i Manchester United është ende në lirim me kusht deri në 1 maj. Uellsiani u arrestua në 1 nëntorin e vitit të kaluar me akuzën e agresionit mbi të dashurën e tij Kate Grevillle, ndërkohë që  Federata Uellsiane e Futbollit i ka dhënë një dënim me pezullim special.

Qeveria e futbollit uellsian bën të ditur se ka gjetur një marrëveshje me Giggs që në pankinën e Uellsit për 3 ndeshjet e ardhshme me Belgjikën, Meksikën e Republikën Ceke të ulet Robert Page që do të ndihmohet nga  Albert Stuivenberg, sic ndodhi edhe në ndeshjet e nëntorit të përfaqësueses uellsiane.

Sfidanti.al