Ata kanë një “dyshe të mrekullueshme” të quajtur Kauai Leonard dhe Pol Xhorxh. Janë lojtarët-kyç të Los Anxhelos Klipersave që kaluan sërish në avantazh në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore ndaj Denverit. Fitorja ishte e ngushtë 113-107, në të cilën Leonardi pati 23 pikë, 14 topa në tabela e 6 asistë, po ashtu edhe 2 bllokime gjuajtjesh. Xhorxhi gjithashtu luajti shumë mirë me 32 pikë, 4 topa në tabela, 4 asistë e 2 vjedhje topi. Klipersat patën 7 lojtarë që shënuan pikë, madje disa prej tyre 12, 11 apo 10. Denverit nuk i mjaftoi ylli kryesor, Nikola Jokiç. Basketbollisti serb nuk u vlerësua shumë për shkak të gabimeve në mbrojtje, por shënoi 32 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, duke qenë pranë një tripëll dabëlli. Klipersat janë në avantazh 2-1, ndërsa në finale do të shkojë skuadra që do të fitojë e para 4 ndeshje. Pavarësisht humbjes, Denveri pritet të reagojë në ndeshjen e radhës, siç bëri pas humbjes së parë.
Sfidanti.al