Një nga temat më kontroverse dhe që ngjall më shumë kuriozitet në Botërorin e Formula 1 është pagesa e pilotëve, për të mësuar se cili prej tyre është më i paguari. Për këtë cështje përgjigjet ‘Business Book GP 2019’, një libër i pavarur që eksploron botën e këtij kampionati prej 9 vitesh. Në studimin e tij më të fundit ‘Business Book GP 2019’ ka bërë një klasifikim pikërisht të 20 pilotëve më të paguar dhe kampioni edhe në këtë pikë është pikërisht Ljuis Hamilton.
Pesë herë kampioni i botës në Formula 1 përfiton një pagë prej 42 milionë Eurosh duke lënë pas në vendin e dytë pikërisht rivalin e tij te Ferrari, Sebastian Fetel me 35 milionë, ndërkohë që podiumin e plotëson australiani Daniel Ricardo që është i shkëputur ndjeshëm nga Hamilton pasi përfiton 20 milionë Euro.
Renditja vijon me Maks Vershtapen, Niko Hulkenberg e Valteri Botas që e kanë lënë pas Kimi Raikkonen i cili la Ferrarin për të kaluar te Alfa Romeo Racing. Mbyllin dhjetëshen e pilotëve më të paguar, Karlos sainz dhe Sharl Leklerk që janë në vendin e 9 dhe të dhjetë respektivisht me 4 dhe 3 milionë Euro.
sfidanti.al