Alex Morgan dhe gjesti i saj i pirjes së cajit; sa polemika në Angli!

Festimi i golit nga ana Alex Morgan në ndeshjen ndaj Anglisë që i dha mundësinë SHBA të kalojë në finalen e Botërorit të Francës ka bërë që të shpërthejnë polemikat. Në këtë moment, Morgan u pa të imitojë gjestin e pirjes së cajit që nga shumë persona u cilësua si një tallje për traditën e Britanisë

Disa prej futbollisteve angleze dhe mediat në Britaninë e Madhe e kritikuan Morgan për gjestin e saj. Lien Sanderson që luan me Juventusin në Itali e përkufizoi veprimin e sulmueses amerikane si të neveritshëm. ‘e duam cajin tonë në Angli-tha Sanderson-unë nuk e konsumoj cajin, por kjo është ajo që na lidh dhe për këtë arsye e quaj këtë veprim aspak të pëlqyeshëm’

Ndërkaq, vetë Aleks Morgan foli për gjestin e saj duke treguar edhe motivet që e shtynë atë që të festontë në atë mënyrë për golin ndaj Anglise. ‘Doja që të rrisja interesin-tha Morgan-e di që Rapino është ajo që bën festimet më të mira pas shënimit të cdo goli. Doja të bëja një hap më shumë në këtë lojë. E ndjej që nuk patëm një rrugëtim të lehtë në këtë turne dhe dhe ky është caji’.

sfidanti.al