Humbet ndeshjen, fiton 50 mijë Euro, Tomiç shkakton polemika

Në Uimbëlldon shpërthejnë polemikat dhe protagonist u bë Bernard Tomic. Tenisti australian cdo ditë e më shumë po diskutohet për sjelljen e tij jashtë fushës së lojës sesa për ndeshjet që zhvillon dhe kjo u pa fare mirë këtë vit. Tomic u eliminua që në raundin e parë pasi u mund nga Tsonga 3-0 me sete 6-2;6-1;6-4 në vetëm 58 minuta lojë, gjë që ndodh për herë të parë në Uimbëlldon në 15 vjet.

Por ajo që skandalizoi më shumë organizatorët e turneut londinez ishte sjellja e tij që sipas komentatorëve të BBC ishte e turpshme pasi u duk se Tomic po luante në sloë motion, ndërsa ish tenisti australian Tod Udbrixh refuzoi të flasë për bashkëkombasin e tij në një televizion të vendit të tij

Tomic përfitoi 58 mijë Euro për pjesëmarrjen e tij në Uimbëlldon, ndërkohë që Federata Ndërkombëtare e Tenisit mund të nisë hetimet për të vlerësuar sjelljen e tij në fushën e lojës ku dukej pa pikë dëshire për të luajtur. Ai u shfaq apatik, ndërkohë që edhe pyetjeve iu përgjigjej me dembelizëm e vetëm me fjalë shumë të shkurtra. ‘Besoj se luajta më mirë që munda, ai ishte i tmerrshëm bëri 24 ace-tha Tomic.

Vlen të kujtohet se në 2017, në raundin e parë të Uimbëlldonit, Tomic u sanksionua pasi u shtir i dëmtuar në sfidën me Misha Zverev. Në atë kohë ai u gjobit me 13 mijë Euro pasi sjellja e tij përballë Zverev dhe deklaratat e bëra më pas u konsideruan antisportive.

Në atë kohë, Tomic në konferencën për shtyp tha se po mërzitej gjatë ndeshjes me Misha Zverev dhe e kërkoi fizioterapistin pa qenë i dëmtuar vetëm për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes sepse po luante shumë keq. Në të njëjtën kohë ai pranoi se luante për të fituar para dhe se do të ishte aktiv edhe për 10 vjet të tjerë për të mos ndjerë nevojën e të punuarit në momentin që do të tërhiqej nga tenisi i luajtur

sfidanti.al