Trajneri i tij ngre supet dhe thotë se nuk është një mjek, por flitet për jetën dhe mirëqenien fizike të një njeriu. Një shoqatë bamirësie që merret me sëmundjet e trurit hodhi dyshime mbi gjendjen mendore të ish-kampionit të botës në boksin profesionist, Entoni Xhoshua, pas nokautit ndaj Andi Ruiz Zhuniorit. Ishte vetë trajneri i tij Xhoshuas, Rob Mekkrekën, që pohoi para pak kohësh për BBC-në se “e kuptova se ai nuk ishte mirë pas rrëzimit dy herë, por doja që të vazhdonte edhe disa raunde”.
Pas këtyre fjalëve, zv. shefi ekzekutiv i shoqatës “Heduej” (Headëay), Ljuk Grigs, deklaroi se “trajnerët e kanë për detyrë të kujdesen për boksierët e tyre, dhe duket qartë që trajneri i Xhoshuas shqetësohej më shumë për fitoren e ndeshjes, dhe jo mbrojtja e sportitit nga ndonjë dëmtim fatal”. Mekkrekën u përgjigj duke thënë se “unë nuk jam mjek, shëndeti i sportistëve të mi është shumë i mirë”. Gjithsesi, këto janë fjalë, ndërsa rëndësi ka të bëhet një kontroll i specializuar për Xhoshuan.
Sfidanti.al