Futbollistët meksikanë e bëjnë sërish; festë dhe udhëtime me modele

Shpërthen skandali rreth përfaqësueses meksikane të futbollit, ashtu sikurse ndodhi edhe një vit më parë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, pas ndeshjes së fituar me SHBA 3-0, disa lojtarë të Tata martinos u pikasën në një diskotekë nën shoqërinë e modeleve dhe vajzave influencer.

Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por mediat meksikane e ndoqën këtë rast dhe zbuluan se 2 nga modelet kishin bërë të njëjtin udhëtim si skuadra përpara ndeshjes me Argjentinën duke fjetur në të njëjtin hotel me lojtarët

Nëse këto zëra besohen atëherë askush nuk habitet dhe aq me humbjen e Meksikës 4-0 ndaj Argjentinës e sidomos me sjelljen jo agresive në fushën e lojës gjatë kësaj sfide. I takoi Lajunit që të japë shpjegime për cfarë ndodhi.

‘Kishim disa orë të lira pas ndeshjes me SHBA dhe shkuam në një klub që bëhet diskotekë dhe qëndruam nga 15:30 deri në 20:30-tregon Lajun-pas kësaj të gjithë së bashku hymë në hotel për të pushuar. Dikush tha që ndodhi para ndeshjes me Argjentinën, por është absurd të thuash dicka për një gjë tjetër’.

Ndërkaq nuk u përmendën dy modelet që mësohet se kishin udhëtuar nga Nju xhersi deri nëSan Antonio me skuadrën. Padyshim që opinion publik e krijoi idenë e asaj cfarë kishte ndodhur duke sjellë në vëmendje atë cfarë ndodhi para botërorit të Rusisë. Trajneri i Meksikës i asaj kohe, Osorio u kishte dhënë lojtarëve të tij disa ditë pushimi që t’I kalonin me familjet e tyre. Por jot ë gjithë u kthyen në shtëpi. Disa prej tyre u pikasën në mes të një feste në shoqërinë e 30 vajzave eskort duke shkaktuar një skandal me Chichariton që u desh të japë shpjegime në media, ndërsa Herrera u detyra t’i kërkojë falje bashkëshortes së tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Tani trajneri ka ndryshuar e po kështu edhe lojtarët, por është një fjalë e urtë që thotë; ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron.

Sfidanti.al