Junajtidin e vonoi trafiku? Federer e Gjokoviç morën metronë

Historia e vonesave të Mançester Junajtidit në ndeshjet e Championsit ka “marrë dhenë”, por dy tenistët e mëdhenj Rozher Federer e Novak Gjokoviç i treguan Murinjos e “djajve të kuq” sesi duhet të veprojnë. Të ndodhur në Londër, për të luajtur turneun “Turi Final ATP”, dy legjendat e raketës i hipën metrosë së famshme londineze, si për t’i treguar futbollistëve dhe drejtuesve të tyre se ka edhe zgjidhje të tjera përveç autobusit të klubit.

Federer e Gjokoviç u shoqëruan në metro edhe nga tenistët e tjerë pjesëmarrës në “Turin Final ATP”, në një reklamë për kandidaturën londineze për këtë turne të madh. Ata u shprehën se janë të mendjes që “Turi Final ATP” të mbetet në Londër edhe pasi të përfundojë kontrata e tanishme, në 2020.

Sfidanti.al