Kur ai e bën këtë gjë, skuadra e tij nuk e njeh humbjen. Kapiteni i Nagetsave, Nikola Jokiç, pati tripëll dabëllin e 20-të të sezonit, duke iu afruar shifrës 100 në karrierë, ndërsa Denveri triumfoi në fushën e Sharlotës, 119-105. Jokiç pati 30 pikë, 16 topa në tabela dhe 10 asistë duke marrë notën 22, ndërsa ekipi i tij nuk pati Aron Gordonin e dëmtuar, e po ashtu Xhamal Marrejn. Një provë e vështirë pa dy yjet kryesorë pas Jokiçit. Serbi mbetet favorit për t’u shpallur sërish lojtari më i mirë i sezonit të rregullt, siç ka bërë dy edicionet e kaluara, ndërsa Denveri është në krye të Perëndim.
Sfidanti.al