Jo vetëm në Shqipëri, dhuna shpërthen edhe në Kosovë, në ndeshjen e hendbollit!

Skena dhune në kampionatin e hendbollit në Kosovë. Ndeshja e Superligës mes Vushtrrisë dhe Trepçes degjeneroi në grusht masiv me pjesëmarrje edhe të tifozëve, gjë që solli ndërprerjen e sfidës. Ishte minuta e 35-të kur dy lojtarë patën mosmarrëveshje në fushë, ndërsa situata shpejt doli nga kontrolli. Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarë të të dyja skuadrave. Policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar gjendjen, dhe ndeshja u braktis për të mos u përfunduar. Pritet të shihet se çfarë vendimi do të merret nga organet e Disiplinës në Federatën e Hendbollit të Kosovës, ndërsa klubi i Vushtrrisë doli me komunikatë zyrtare duke akuzuar miqtë nga Trepça se u treguan provokatorë dhe se dhuna ndodhi për shkak të tyre.

Sfidanti.al