Përsëri doping, këtë radhë në kategorinë e diletantëve në çiklizëm. policia në Luka arrestoi drejtuesit e një skuadre të rëndësishme në këtë kategori pasi u jepnin çiklistëve substanca të ndaluara e për më tepër pa recëtën mjekësore. Sipas medias italiane të përfshirë në këtë histori janë pronari i skuadrës, ish drejtori Sportiv dhe një farmacist. Në versionin e policisë të kësaj historie theksohet se presidenti i kësaj skuadre i inkurajonte ciklistët që të përdornin doping dhe ajo që është më e keqja është se shumë prej pjesëtarëve të kësaj skuadre janë të një moshe të re. mësohet se substancat që iu ofruan cikliztëve ishin EPO në doza të vogla, hormoni i rritjes dhe qetësues me bazë opiumi.
Ndërkaq autoritetet kanë ushtruar një sërë kontrollesh në disa qytete të rajonit të Toskanës, kontrolle që u bënë edhe në zyrën ligjore të një avokati në Luka. Pika e nisjes së hetimeve të drejtësisë italiane u bë vdekja e 21 vjeçarit Linas Rumsas, djali i ish çiklistit profesionist lituanez, Raimondas.
sfidanti.al