Përsëri doping, këtë radhë në kategorinë e diletantëve në çiklizëm. policia në Luka arrestoi drejtuesit e një skuadre të rëndësishme në këtë kategori pasi u jepnin çiklistëve substanca të ndaluara e për më tepër pa recëtën mjekësore. Sipas medias italiane të përfshirë në këtë histori janë pronari i skuadrës, ish drejtori Sportiv dhe një farmacist.