Irvingu humb gjysmën e ndeshjeve dhe gjysmën e rrogës, pasi nuk bën vaksinën!

Bruklin Netsat do ta mbajnë në skuadër duke qenë një nga 3 lojtarët më të rëndësishëm bashke me Kevin Durantin dhe Xhejms Hardenin. Kajri Irving është në një pengesë të madhe për të vazhduar karrierën si basketbollist i NBA-së, sepse nuk dëshiron të bëjë vaksinën dhe rregullat amerikane janë që ai nuk mund të luajë në Nju Jork, pra në qytetin e ekipit të tij. Kjo do të thotë se ai do të humbasë gjysmën e ndeshjeve të sezonit, plot 43, dhe do të humbasë edhe gjysmën e rrogës. Irvingu deklarohet si një besimtar i devotshëm dhe mesa duket refuzon për arsye fetare, duke postuar në rrjetet sociale, “më mbron Zoti, siç mbron edhe njerëzit e mi”. Edhe pse duhet respektuar që mbron qendrimin e tij edhe përpara një sakrifice kaq të madhe financiare e sportive, i duhet kujtuar se miliona njerëz të tjerë që vdiqën nga Kovidi (apo edhe nga sëmundje të tjera) nuk u mbrojtën dot nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme.

Sfidanti.al