Luis Enrike: Po kontrollonim gjithçka, por zoti Karim Benzema shënoi një gol të madh!

Trajneri Luis Enrike e kishte në majë të gjuhës polemikës, por vendosi që ta largonte disi me elegancë. “Po vdes nga dëshira për të folur për aksionin, por nuk do ta bëj”, – tha tekniku spanjoll. “Nga fusha ishte e vështirë të gjykohej, por nuk dua të bëj një refleksion, sepse i mbetem rregullit tim që të mos flas për gjyqtarët, – vazhdoi ai, – kryesore është që ne treguam se luajmë njësoj ndaj çdo kundërshtari, kemi lojën tonë”. Luis Enrike vlerësoi Sergio Busketsin si lojtarin më të mirë jo vetëm të Spanjës, por që të gjithë fazës finale në Itali, duke theksuar se është shtyllë e ekipit, dhe tepër i rëndësishëm. Në fund, një kompliment për Benzemanë që barazoi rezultatin. “Një mëkat, po kontrollonim gjithçka dhe me rezultatin 1-0 mund t’i krijonim probleme të tjera Francës, por zoti Karim Benzema shënoi një gol të madh”, – tha Luis Enrike.

Sfidanti.al