Humbja e Nadalit në Romë shkakton alarm për “Rolan Garosin”

Legjenda spanjolle nuk ndihet aspak mirë dhe disfata e pësuar në Itali e tregoi qartë gjendjen e tij fizike. Rafael Nadal u eliminua në të tetat e finaleve në Turneun e Hapur të Romës, i mundur papritur nga rusi me nënshtetësi kanadeze, Denis Shapovalov, ndërsa iu përsërit dëmtimi në këmbë. Nadali e nisi shumë mirë ndeshjen duke fituar 6-1 setin e parë, por pastaj dhimbja u shtua dhe Shapovalovi fitoi setet e tjerët 7-5 e 6-2. Kjo humbje dhe ky dëmtim bëri që të binte alarmi për pjesëmarrjen e spanjollit në Grand Slemin “Rolan Garos”, ku ai synon titulllin e 14-të personal. Po ashtu, Nadali synon Grand Slemin e 22-të në karrierë. “Unë jam një tenist që jeton me dëmtimin, – tha ai, – kjo është e dukshme. Do të marr një mjek me vete në Paris”.

Sfidanti.al