Hamiltoni ndërpret “agjërimin” 8-javor në rrjetet sociale: U ktheva!

Nuk dihet nëse postimi që bëri më në fund ish-kampioni i botës në Formula 1 do të thotë edhe se ai është kthyer edhe në karrierë pasi la të nënkuptohej se mund të mos ishte pjesë e F1 nëse nuk merreshin masa për atë që ndodhi në garën e fundi të sezonit. Ljuis Hamilton botoi një foto të vetën në Kanionin e Madh (Grand Canyon) në SHBA, ndërsa kanë kaluar 8 javë që nga humbja e Çmimit të Madh të fundit të sezonit në Abu Dabi, që solli edhe humbjen e titullit kampion, që shkoi tek Maks Verstapen i Red Bullit. Pritet të shihet nëse 37-vjeçari i Mercedesit, 7 herë kampion i botës, do të vazhdojë apo jo karrierën në Formula 1.

Sfidanti.al