Inzagi “qan” dominimin dhe faullin ndaj Aleksis Sançezit

“Nëse kjo ndeshje do të përsëritej, nuk do ta kishim humbur asnjëherë tjetër”. Këto ishin fjalët krenare të trajnerit të Interit, Simone Inzagi, pas disfatës me Milanin në kampionat. Tekniku “qan” faktin që ekipi tij dominoi për 70 minuta pa shënuar gol tjetër, dhe që goli i barazimit të Milanit erdhi pas një faulli ndaj Aleksis Sançezit në mesfushë. “Nëse episodi do të kishte ndodhur në 2-0 apo 3-0, nuk do të kishte ndikuar, por ishim 1-0, – tha ai, – ai faull dhe goli që erdhi prej tij na bëri nervozë”. Pak a shumë përsëritje e asaj që ndodhi ndaj Lacios në “Olimpiko”, në humbjen e fundit në kampionat përpara kësaj, 15 javë të shkuara. “Duhej të kishim shënuar gol tjetër, ndërsa ndërrimet ishin të detyrueshme, Çalhanoglu ishte i lodhur, Perishiç ma kërkoi vetë daljen nga fusha”.

Sfidanti.al