Golden Stejt humbet ndaj Minesotës; inatin ia nxjerrin arbitrit

Golden Stejt humbi ndaj Minesotës 131-130, një humbje që e pa atë të humbasë kryesimin i vetëm në Konferencën e Perëndimit në NBA, pasi u arrit nga Denver Nuggets. Por kjo sfidë përfundoi mes polemikave dhe zemërimit të kampionëve në fuqi. Shkaku? vendimi i arbitrave për të mos dhënë një faull ndaj Kevin Durant.

Gjithcka ndodhi kur kishin mbetur 23 sekonda nga fundi i kohës shtesë të kësaj ndeshjeje. Kërri i dha mundësinë Golden Stejt të ngushtojë në -3 pikë diferencën me Minesotën, ndërkohë që Durant kishte mundësinë të fitonte 4 pikë me një gjuajtje për 3 pikë dhe një faull në favor për t’i dhënë kryesimin Uorriors. Por për arbitrat faulli ndaj Durant ishte para se të bëhej gjuajtja kështu që u akordua rivënie anësore. I indinjuar, stafi teknik i Golden Stejt vendosi që t’ia japë Kërrit detyrën për të ndryshuar gjërat dhe basketbollisti u tregua i saktë nga një gjuajtje për 3 pikë e 11 për të në këtë ndeshje të cilën e mbylli me 37 pikë personale për të shpërthyer me forcë në reagimin e tij më pas.

Por ndeshja kishte ende për të thënë edhe pse kishte mbetur gjysmë sekondi nga fundi i sfidës. Arbitrat akorduan një faull me dy gjuajtje të lira për Minesotën, një vendim që u kontestua me forcë nga Golden Stejt. Tauns ekzekutoi gjuajtjet e lira, por vetëm në njërën prej tyre u tregua i saktë, që mjaftoi për të vulosur fitoren 131-130 të Timbërulvs.

sfidanti.al