Mori një shuk bari nga tapeti i Uimbëlldonit, siç e ka bërë tashmë traditë. Novak Gjokoviç e festoi me një gjest të tillë titullin e 6-të në Grand Slemin më të madh të botës në tenis, ndërsa me meritë është në Olimpin e këtij sporti për të gjitha kohët. Pas 3 javësh të vështira, që nga faza përgatitore, e deri tek finalja, i ndihmuar nga njerëzit e stafit të tij, Nole ia doli të barazohej me Federerin dhe Nadalin, me nga 20 Grand Sleme secili. Nuk dihet se cili do të mundet ta ndalë këtë njeri, që Çmimin e parë të Madh të tij e fitoi 13 vjet më parë. Në Uimbëlldon, ndeshjen e fundit e ka humbur në 2016, ndërsa në 2017 u tërhoq i dëmtuar, në 2018 e 2019 u shpall kampion, në 2020 nuk pati turne për shkak pandemie, ndërsa në 2021 sërish fitoi.
Tenisti serb është vetëm një turne larg një Grand Slemi kalendarik, “Calendar Grand Slam), dhe këtë do ta realizojë nëse do të fitojë US Openin. Nëse merr pjesë në Lojrat Olimpike për Serbinë, dhe del kampion, do të barazonte legjendën gjermane, Stefi Grafi, se i vetmi person në tenis që ia ka dalë në një vit. Për meshkuj, askush nuk ia ka dalë.
Sfidanti.al