Do të donin ta mbyllnin vitin me një fitore të madhe, atë në “Finalet e Turneve ATP” në Londër. Novak Gjokoviç e Rozher Federer shihen si favoritët për të arritur në ndeshjen finale, pas përfundimit të takimeve në grupe. Tenisti serb, numri 1 i botës, duket njeriu më në formë në kryeqytetin britanik, gjë që e konfirmoi me fitoren 2-0 me sete ndaj kroatit Marin Çiliç. Pas suksesit 7-6 në setin e parë, “Nole” e pati më të lehtë në të dytin, 6-2.
Gjokoviç do të ndeshet në gjysmëfinale me afrikanojugorin e fuqishëm, Kevin Anderson, ndërsa Federer (që e ka pësuar një humbje në grup), do të luajë gjysmëfinalen tjetër ndaj gjermanit 21-vjeçar Aleksandër Zverev.
“E dija që përpara ndeshjes se isha kualifikuar, – tha Gjokoviçi më pas, – kjo e bëri të vështirë që të motivohesha 100 për qind të për të fituar, por luajtëm një ndeshje të madhe bashkë me Çiliçin. Sa për gjysmëfinalen, Anderson po luan mirë gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë turneut, ndaj e di se çfarë më pret”.
Sfidanti.al