Duket se humbja në stadiumin e Zagrebit, “Maksimir”, nuk u pëlqeu aspak futbollistëve spanjollë që u mundën 3-2 nga “kolegët” e tyre kroatë, duke rrezikur kështu që ta humbasin vendin e parë në grup dhe të mos luajnë në play-off.
Provën konkrete më të mirë në këtë drejtim e paraqiti pjesëtari i përfaqësueses kroate, Dejan Lovren, që tha: “Vetëm një lojtar na u afrua e na përshëndeti dhe ai ishte Alvaro Morata. Për të tjerët, nuk mund të them asnjë fjalë pozitive”, tha futbollisti kroat i Liverpulit.
Interesante është se përgëzime nuk morën as Ivan Rakitiçi dhe as Luka Modriçi nga bashkëlojtarët e tyre të klubeve, Barcelona dhe Reali i Madridit.
Sfidanti.al