Bundesliga pret një tjetër Bekenbauer, nipin Luka!

Është vetëm 18 vjeç dhe ka kaluar me sukses provën tek Hanoveri. Quhet Luka Bekenbauer, dhe mediat gjermane sqarojnë menjëherë se është nipi i “Perandorit” Franc Bekenbauer. Trajneri Horst Helt (Heldt) e lavdëron Lukën. “Ishte një javë e mirë prove, tashmë të dyja palët e njohin mirë njëra-tjetrën”. Luka Bekenbauer u stërvit, sidomos i vëzhguar nga një grup teknikësh me në krye Andre Brajtenrajterin. “Djali e mbante trupin drejt fare, gjuajtjen e kishte të fortë si vare, të kujton disi “Perandorin Franc”, gjyshin e tij të famshëm”, – tha Brajtenrajteri.

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë për 18-vjeçarin që të depërtojë në Bundesligë dhe të bëjë një emër të vetin. Mbiemri a mund të quhet bekim, mallkim apo barrë e madhe mbi supe? E thotë ish-lojtari i Bajernit, Mikael Tarnat, djali i të cilit Niklasi po kalon të njëjtën gjendje.

“Është gjithnjë e vështirë për djemtë dhe nipat, – thotë ai, – nëse luajnë mirë, njerëzit do të thonë se është prej babait apo gjyshit, nëse luajnë keq, njerëzit do të thonë se luajnë thjesht për shkak të mbiemrit”. Pra emër i madh, talent i madh, presion i madh.

Trajneri Helt, sidoqoftë, është i qetë. “Ne nuk vlerësojmë mbiemrin apo emrin, por paraqitjen, – thotë ai, – mund të ketë diçka problematike, por të mos e kalojmë masën”.

Sfidanti.al