Brazili dhe Argjentina kanë fituar ndeshjet e tyre miqësore të radhës. Skuadra 5 herë kampione e botës mundi uruguajin me rezultatin 1-0 në Emirates Stadium të Londrës. Diferenca në fushën e lojës në këtë ndeshje u bë në minutën e 76 të saj kur u akordua një 11 metërsh në favor të Brazilit pas një faulli të shkaktuar nga Laksalt në dëm të Danilos. Nejmar mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kapiteni i ‘Seleçaos’ nuk zhgënjeu por e dërgoi topin në rrjetë.
Ndërsa Argjentina fitoi me Meksikën 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin Kempes të Kordobës. Skuadra baredhekaltër që drejtohet për momentin Lionel Skaloni, edhe pse nuk e kishte Messin arriti të marrë më të mirën ndaj meksikanëve falë golit të shënuar nga Funes mori në minutën e 44 dhe autogolit të Brisuelës, 7 minuta nga fundit i takimit. Ditën e martë Argjentina dhe meksika do të luajnë një tjetër ndeshje mes tyre, këtë radhë në Mendosa.
sfidanti.al