Leclerc shpreson të thyejë “mallkimin”

Statistikat vlejnë aq sa vlejnë. Shpesh janë thjesht një mënyrë për të hapur debat, duke nxjerrë në pah një detaj të përzgjedhur nga një oqean i të dhënave. Me përfundimin e testeve para-sezonale në Bahrejn, Formula 1 ka ofruar shumë tema diskutimi. Në pritje të nisjes së Botërorit më 8 mars në Australi, lind natyrshëm pyetja, duke parë disa shifra, kush do të jetë piloti më konkurrues këtë vit? Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një statistikë interesante. Në shtatë sezonet e fundit, asnjë nga pilotët që ka regjistruar kohën më të shpejtë në teste nuk ka fituar titullin kampion në fund të vitit. Askush, përveç Vershtapenit në vitin 2021, i cili ishte më i shpejti në shkurt, për t’u shpallur më pas kampion në dhjetor. Edhe pse ai sezon u mbyll me finalen e diskutueshme në Abu Dabi, me hyrjen e Makinës së Sigurisë pas 57 xhirosh të dominuara nga Luis Hamiltoni. Për pjesën tjetër, koha më e mirë para nisjes së kampionatit nuk është përkthyer kurrë në titull botëror.

 

sfidanti.al