Në Francë, qeveria ndaloi cdo eveniment sportiv deri në fund të muajit gusht që do të thotë mbyllje përfundimtare e Ligue 1, por të njëjtin fat mund ta ketë edhe Turi i Francës në Ciklizëm që është shtyrë për në 29 gusht deri në 20 shtator për shkak të emergjencës coronavirus.
Për momentin ende nuk është e qartë se cfarë do të ndodhë me edicionin e 2020 të Grande Boucle, por ajo që është e dukshme është se vendimi i ri i autoriteteve transalpine nuk pranon klauzola dhe do të detyrojë organizatorët të rishohin edhe njëherë kalendarin
Kjo edhe sepse Unioni Ndërkombëtar i Ciklizmit parashikon edhe evenimente të tjera të rëndësishme sic është Botërori i fiksuar në periudhën 29 gusht-27 shtator, Xhiro e Italisë, Xhiro e Spanjës dhe gara e ndalesa të tjera prestigjioze dhe nuk ka shumë opsione për të manovruar në gjetjen e alternativave ose për shtyrjen e mëtejshme të eventeve.
Duke parë kalendarin dhe rregullat e vendosura nga qeveria franceze, Turi mund të nisë 3 ditë pas datës 29 gusht. Por gjithcka do të varet nga evoluimi i pandemisë, një situatë kjo e vështirë për t’u administruar që nga njëra anë bën që Turi i Francës të dridhet dhe nga ana tjetër do të vinte në rrezik të ardhmen e të gjithë botës së ciklizmit.
Sfidanti.al