Lewis Hamilton nostalgjik: Më mungojnë garat

‘Më mungojnë garat. Është hera e parë që kur isha 8 vjec që nuk e nis një sezon-Lewis Hamilton i drejtohet profilit të tij në Instagram për të shprehur mendimet e tij në këtë fazë izolimi për shkak të coronavirusit duke shfaqur nostalgjinë e tij për garat e Formula 1, me kampionatin që nuk ka nisur ende dhe që mendohet të startojë në korrik në Austri

‘Kur rritesh me dicka që e do, në momentin kur ajo të mungon ndjen një boshllëk të madh-vijon Hamilton në postimin e tij-megjithatë ka edhe aspekte pozitive. Kemi kohë që të reflektojmë për jetën, për vendimet tona, për objektivat tona, për njerëzit që na rrethojnë, për karrierën tonë. Qiejt janë më të pastër, më pak kafshë po vriten sepse kërkesat tona janë reduktuar dhe po qëndrojmë në shtëpi’.

‘Nuk kthehemi në jetët tona sepse po përjetojmë këtë moment të vështirë, po njohim më mirë Planetin, po provojmë të modifikojmë disa zgjedhje dhe zakone. Të kthehemi  të rinj,të forcuar më në formë më të shëndetshëm dhe sidomos më të sjellshëm, bujarë dhe të kujdesshëm me botën dhe njerëzit që jetojnë në të. Shpresoj se të gjithë ne do ta bëjmë-e mbyll postimin e tij, 6 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

Sfidanti.al